Emina Cunmulaj, modelja që nuk njeh tabu

Sep 10, 2011 | 13:59

Pas vetes ka një martesë të dështuar, por para vetes ka një karrierë që ia ka lakmi çdo vajzë që synon t’i futet modelimit. Po të pyesësh vajzat e reja që duan të merren me modelim se  cili është idhulli i tyre prej supermodeleve shqiptare, pa dyshim që thuhet emri i shqiptares së famshme nga Mali i Zi, Emina Cunmulaj. Ajo përsëri është e dashuruar, por këtë radhë dëshiron ta mbajë për vete lidhjen, dhe personi me të cilin ka krijuar një marrdhënie të re nuk është shumë i njohur për publikun shqiptar, pasi Emina në martesën e dështuar ishte e lidhur po ashtu me një fotomodel, gjë që ia vështirësonte zhvillimin normal të jetës, duke e ditur që të dy ishin të famshëm.
Por këto gjëra nuk e merakosin aspak bukuroshen e famshme shqiptare, që nuk njeh tabu në asnjë pikë. Pozon topless, pozon nudo, në bikini, e veshur madje edhe me veshje kombëtare në shumë raste. Këtë detyrë kanë modelet, do të kishte thënë dikush që e njeh mirë këtë fushë, edhe pse tek ne ka shumë kritikë dhe shumë gjëra janë ende tabu.
bl. re

© Panorama.al

Te lidhura