Elvana, e transformuar. Dyshohet ndërhyrje plastike

Nov 26, 2011 | 16:17

Pas një pauze në ekranet shqiptare, Elvana Gjata është shfaqur në Toronto (Kanada) javën e kaluar, ndërsa ka qenë e ftuar së bashku me Flori Mumajesin dhe Andy Gramm për të mbajtur një koncert në club-in “Maro Super Club”, koncert ky i organizuar nga “MODO Productions”. Gjatë mbajtjes së këtij koncerti, ku kanë qenë mbi 1 mijë veta të pranishëm, janë realizuar shumë foto, ku Elvana shfaqet duke kënduar me një look ndryshe, ndërsa kanë lindur hamendësi se ndoshta këngëtarja gjatë kësaj periudhe që ka vendosur të qëndrojë jashtë vëmendjes së kamerave, të ketë bërë disa ndërhyrje plastike, në gjoks, buzë dhe mollëza. Elvana, siç e shihni në foto, ka performuar me disa këngë vetëm, dhe po ashtu në duet me Florin, i cili ka marrë në menaxhim këngëtaren. Elvana dhe Flori ishin të parët këngëtarë shqiptarë të ftuar nga kjo kompani, e cila do të shtrijë aktivitetin edhe në Shqipëri, ku artistët do të mund të këndojnë në club-in e “Matis feel good” në Tiranë.

PANORAMA PLUS

© Panorama.al

Te lidhura