Elisaveta Treska është emëruar drejtoreshë e Spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ në Tiranë, duke zëvendësuar në këtë detyrë doktoreshën Silva Bala.

Emërimi i Treskës është bërë 2 ditë më parë, konkretisht më 5 janar.
Sipas dokumenteve zyrtare të Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), Elisaveta Treska rezulton të jetë pronare e “ROYAL HILL” një resorti eventesh në Vorë.
Ndërkohë administratore e këtij subjekti ka qenë Shpresa Breçani, që është edhe mbesa e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Përveç kompleksit “Royal Hill” në periferi të Tiranës, Elisaveta Treska njihet në qarqet e biznesit edhe si pronare e një Bar-Restorant-Hoteli në zemër të Tiranës. Më konkretisht, bëhet fjalë për një biznes të pozicionuar në një nga rrugicat më të lakmuara në kryeqytet.
© Panorama.al











