Elisa e ‘BB4’ ndahet nga Fationi dhe lidhet me një biznesmen në Korfuz

Sep 17, 2011 | 14:13

Edhe pse nuk qëndroi gjatë në lojën e “Big Brother 4”, Elisa Çaushi, 22-vjeçarja që kishte udhëtuar nga Londra për t’u bërë pjesë e kësaj loje, për linjat dhe bukurinë e saj u kthye në një nga vajzat e lakmuara të djemve në konkurrencë. Por, në një farë mënyre, të gjithë i qëndruan larg për faktin se ajo kishte hyrë në lojë me statusin “e lidhur”, me një djalë që jetonte në Londër dhe që i dihej vetëm emri, Fation. Pas daljes nga loja, ajo udhëtoi drejt Londrës ku takoi të dashurin, dhe që më pas ua prezantoi miqve të saj në “Big Brother”, në Tiranë. Por tashmë, me sa duket, punët nuk kanë shkuar aq mirë mes të dyve, ndaj Elisa ka pohuar për gazetën “Panorama” se i ka dhënë fund pak më shumë se një muaj më parë lidhjes. “Jam ndarë nga Fationi, se kishim disa muaj që nuk po shkonim mirë”, ka konfirmuar ajo për gazetën, ndërsa ka deklaruar se direkt pas ndarjes ka kaluar disa pushime në Korfuz, së bashku me Torosin dhe Ervinin e “BB4”. Duket se kanë pushuar së bashku si tre miq të mirë, përderisa ajo atje përveçse është argëtuar, është njohur me një djalë nga Tirana, me të cilin ka nisur një lidhje të re. Ne kemi arritur të gjejmë këtë foto me biznesmenin me emrin Bujar, i cili jeton prej 15 vitesh në Greqi. Duket se ka qenë dashuri me shikim të parë, përderisa janë shoqëruar të gjitha ditët e pushimeve të saj dyjavore. Djali ka biznesin e tij “Pool bar”, si dhe punon “Security”. “Në fakt po i marrim gjërat ngadalë për t’u njohur më mirë, pasi gjithmonë nuk i dihet”, thotë Elisa.

© Panorama.al

Te lidhura