“Eh Babale, s’përdridhu!”- Edi Rama tregon çfarë ndodhi në gjyqin me Gazmend Bardhin: Avokati ynë ua ka bërë të qartë që padia është….

Feb 25, 2025 | 11:54

Kryeministri Edi Rama ka treguar se çfarë ndodhi në gjyqin për shpifje me Gazment Bardhin. Me anë të një postimi në X, kreu i qeverisë thotë se avokatët e deputetit të PD kanë kërkuar që të mos merreshin parasysh deklaratat, pasi ato që ka thënë Bardhi janë fakte të njohura.  

rama-bardhi

“Gjyqi është me Edi Ramen dhe per shpifjet ndaj Edi Rames, prandaj ata duhet te sjellin prova që të vërtetojnë thëniet e Bardhit”, shkruan Rama, i cili thotë se nuk kanë prova ndaj shtyjnë seancat.

Çështja lidhet me akuzat publike që Bardhi bëri kohë më parë ndaj kryeministrit, se kishte fshirë emrin e të vëllait, Olsi Rama, nga dosja e ‘Xibrakës’, me ndihmën e prokurorëve që i kishte promovuar më pas.

Por pala mbrojtëse e deputetit demokrat, pretendon se Bardhi i është referuar fakteve të bëra publike dhe thjesht i ka përsëritur ato.

Reagimi i Rames: 

Një mesazh nga koordinatori juridik i shumë gjyqeve me kënetën. Lexojeni pak:

“Sot kishim gjyqin për shpifje me Gaz Bardhin. Avokatet e tij kane këmbëngulur qe te mos merren parasysh vendimet e penales,  sepse medemek ato qe ka thene Bardhi janë fakte të njohura publikisht dhe ai thjesht i ka përsëritur. Plus ne parashtrime thoshin Ols Rama ashtu e Ols Rama kështu paçka se SPAKU e nxori qarte fare qe ai s’ka asnjë lidhje me akuzat e Bardhit. Megjithatë avokati ynë ua ka bere te qarte qe padia eshte e Edi Rames dhe behet fjale për  deklaratat e Bardhit per kryeministrin qe ka fshire emrin e vellait nga dosja me prokurore qe pastaj i ka prmovuar etj etj.. Pra  gjyqi eshte me Edi Ramen dhe per shpifjet ndaj Edi Rames, prandaj ata duhet te sjellin prova qe te vertetojne theniet e Bardhit. Po natyrisht ata prova s’kane dhe s’perdridhen duke shtyre seancat me llafe boshe. Ju informoj per seancen tjeter”.

Eh Babale Babale, s’perdridhu s’perdridhu…

© Panorama.al

Te lidhura