Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë në Dibër, ku një efektiv i forcave “Shqiponja” ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni për kapjen e një personi shumë të kërkuar.
© Panorama.alNjë ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë në Dibër, ku një efektiv i forcave “Shqiponja” ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni për kapjen e një personi shumë të kërkuar.
Sipas burimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur në momentin kur forcat e policisë janë futur në një banesë trekatëshe për të arrestuar autorin e dyshuar. Gjatë ndërhyrjes, efektivi i “Shqiponjave”, 40-vjeçari Gentjan Meda dyshohet se ka rënë nga një lartësi.Rrethanat e ngjarjes nuk dihen por nuk përjashtohet mundësia që ai të mund të jetë plagosur me armë zjarri. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se janë dëgjuar edhe krisma armësh, por rrethanat e sakta mbeten ende për t’u sqaruar policia.
Efektivi i plagosur fillimisht ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Peshkopisë, ndërsa më pas është transportuar me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.
© Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga Gazeta Panorama. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të Panorames. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i paautorizuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Panorama-s. Shfrytëzimi i materialeve pa lejen e Grupit Panorama është shkelje e te drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin. Të gjitha të drejtat Gazeta Panorama