Editoriali i Ramës me Vuçiç, PD kërkon seancë dëgjimore me kryeministrin: Kërkesa e tyre mbi integrimin bie ndesh me rezolutat e miratuara më parë nga Kuvendi

Mar 11, 2026 | 11:45

Anëtarët e Partisë Demokratike ne Kimisionin e Jashtëm, kanë thirrur Kryeministrin Edi Rama në një seancë dëgjimore lidhur me një editorial të përbashkët me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, mbi çeshtjet e integrimit.

rama vucic

Editoriali i publikuar në median gjermane propozon që vendet e Ballkanit Perëndimor të integrohen gradualisht në tregun e brendshëm të BE-së dhe në zonën Schengen pa qenë ende anëtare të plota të unionit. Por sipas demokrateve kjo kërkese bie ndesh me rezolutat e miratuara më parë nga Kuvendi i Shqipërisë për anëtarësim të plotë në Bashkimin Europian dhe kërkojnë sqarime nga kryeministri për këtë iniciativë.

Në kërkese theksohet gjithashtu shqetësimi për ndikimin që mund të ketë kjo qasje në procesin e integrimit dhe në interesat strategjike të Shqipërisë dhe Kosovës.

kerkesa1

kerkesa 2

 

© Panorama.al

Te lidhura