Vajza, e cila u bë objekt i përfolur në shumë media pas intervistës dhënë në gazetën “Panorama” disa javë më herët, po fillon një jetë të re. Edita Abazi, modelja e re nga Kosova, siç duket po fillon të harrojë ish të dashurin e saj, reperin Noizy dhe historinë e dhimbshme që ka përjetuar me të. Edita është dashuruar përsëri dhe tani flitet se ajo është në lidhje me një djalë nga Kosova, emri i të cilit është Valon. Fotografitë e realizuara nga paparaci në një nga klubet e Prishtinës tregojnë qartë se vajza, e cila u bë tepër e njohur për historinë e shtatzënisë me Noizin dhe abortit, është tmerrësisht e dashuruar në të dashurin e ri. Gjithashtu flitet se pas ndarjes dhe problemeve që kishte pasur me reperin, Edita ka filluar të shoqërohet me një tjetër reper, i cili në Shqipëri njihet si rivali numër një i Noizy-t, pra me Stresin, i cili tashmë ka statusin ‘’single’’.











