“Edi Rama po rrokulliset”- Sali Berisha: I aftë të bëjë çdo gjë për votë, por është i pashpresë

Apr 22, 2025 | 12:48

Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se kreu i qeverisë, Edi Rama “po rrokulliset”.

Berisha shtoi se Rama është i aftë të shkelë çdo ligj dhe të bëjë çdo gjë për votë.

Por, theksoi kreu i PD-së, “është i pashpresë nga verdikti i shqiptarëve”.

 “Edi Rama po rrokulliset, për të lexuar rezultatin e zgjedhjeve mjafton të shohësh ekuilibrat e tij. I aftë të shkelë çdo ligj dhe të bëjë çdo gjë për votë, por i pashpresë nga verdikti i shqiptarëve”, tha Berisha.

© Panorama.al

Te lidhura