“Edi Rama o hajdut!” – Lapaj në protestën para Kryeministrisë: Kjo qeveri mbolli drogë dhe frikë! Duhet ta presim nga rrënjët

Jan 17, 2026 | 18:55

Kryetari i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj iu bëri thirrje qytetarëve që të bbashkohen të gjithë për t’i prerë “rrënjët” qeverisë së Edi Ramës. 

Në fjalën e tij, Lapaj theksoi se qeveria e Ramës do të mbahet mend vetëm për dy gjëra, që ka mbjellë vetëm frikë dhe drogë në vend. Duke e cilësuar si “shtet të turpit”, Lapaj theksoi se qeveria, e cila është vënë në funksion të krimit, meriton një luftë të madhe në kuadër të një aleance të madhe ndërkombëtare.

Teksa mbante fjalën, të pranishmit në protestë, thërrisnin “Edi Rama o hajdut” .

“Ky shtet i turpit, që e çoi Shqipërinë në këtë shkatërrim të madh. Nuk ka asnjë komb në botë që droga dhe krimi i organizuar kthehen në sistem, varfëria dhe korrupsioni mbizotëron. Keqqeverisja dhe autokracia mbizotëron se shteti vendoset në funksion të krimit dhe kjo duhet luftuar.

Droga qoftë e bardhë apo e kuqe, vuajtja për kombin nga ata që i vendosin shtetet në funksion të drogës merion një luftë të madhe të një aleance ndërkombëtare kundër tyre. Do të mbahen mend si qeveria që mbolli drogë dhe frikë. Ndaj duhet ta presim nga rrënjët. Edi Rama o hajdut”, tha Lapaj.

Protestuesit mbanin pankarta kundër kryeministrit dhe zëvendëses së tij, Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur dhe SPAK kërkon arrestimin e saj.

© Panorama.al

Te lidhura