‘Eagle 4’, tjetër mision niset drejt Afganistanit

Jan 16, 2012 | 10:19

TIRANE- Nje tjeter mision i forcave paqeruajtese “Eagle 4” eshte nisur sot ne Afganistan. Percjellja e tyre eshte bere me nje ceremoni ne Aeroportin Kombëtar “Nënë Tereza”, ku kane qene te pranishem Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, drejtori i përgjithshëm i policisë Hysni Burgaj dhe ambasadori i SHBA-së në Tiranë Aleksandër Arvizu.

Ministri Imami, duke vlerësuar kontributin e Forcave të Armatosura Shqiptare për ruajtjen e sigurisë dhe paqes në rajon, e ka quajtur kete nje moment te rendesishem reflektimi dhe respekti për të gjitha ato misione që e kane kryer këtë detyrë më herët.

“Shqipëria është e vendosur për të kontribuar për sigurinë dhe paqen në botë dhe ne jemi te bindur se ju do te perfaqesoni me dinjitet flamurin tone” tha Imami.

Nderkohe, Burgaj ka falenderuar efektivet dhe familjaret qe i kane mbeshtetur ne kete detyre te veshtire.

“Jemi të bindur se ju do të jepni ndihmë e mbështetje në realizimin e përgjegjësive, do të transmetoni ciësitë dhe vlerat më të mira të policisë sone dhe kombit shqiptar, Rrugë të mbarë dhe suksese në punën tuaj të rëndësishme”- tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura