Vdekja e 12 vjeçarit,procedohet pronari i ndërtesës

Sep 10, 2011 | 11:09

SHKODER-Policia e Shkodres ka nisur procedimin penal ndaj pronarit te nderteses se shembur, rrenojat e se ciles i moren jeten nje 12 vjecari diten e djeshme.

Permes nje deklarate per shtyp, policia ben me dije se  ka nisur procedimi procedimi penal ndaj pronarit të ndërtesës, shtetasit Zef Vuksani, 60 vjeç, banues në lagjen “ 1 Maj “ Shkodër, ndërsa janë vënë në kërkim të këtij shtetasi dhe po punohet për kapjen e tij.

Policia ka kryer të gjitha veprimet e duhura hetimore e proceduriale dhe materialet në ngarkim të shtetasit Zef Vuksani iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “ Vrasje nga pakujdesia”.

 

Ngjarja

Një 12 vjeçar ka gjetur vdekjen aksidentalisht në Shkodër pasi u zu nga rrënojat e një ndërtese të prishur.

K.M gjeti vdekjen pasi një pllakë betoni, nga një pjesë solete e pa prishur plotësisht, e një ndërtimi pa leje e zuri përsipër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Skëndërbeg të Shkodrës.

Në këtë lagje pak ditë më para inspektoriati ndërtimor kishte prishur disa ndërtime pa leje, ndërsa inertet ende nuk ishin larguar nga vendi.

Hapësira që do të hapet nga prishja e këtyre ndërtimeve pa leje do tu mundësojë banorëve të kësaj zone, krysisht fëmijëve të kene një park ku të luajne.

© Panorama.al

Te lidhura