E veshur si një perëndeshë e Greqisë së Lashtë, Zendaya rrëmben gjithë vëmendjen në promovimin e filmit “The Odyssey”

Jul 6, 2026 | 10:56

Zendaya rrëmbeu vëmendjen me paraqitjen e saj në promovimin e filmit të ri të Christopher Nolan, “The Odyssey”, duke u shfaqur me një stil të frymëzuar nga Greqia e Lashtë.

1

Aktorja mori pjesë në një fotosesion promocional të organizuar në ndërtesën IET në Londër, ku pozoi me një fustan të gjatë të bardhë me shpinë të hapur dhe një shami koke të kombinuar me veshjen. Pamjen e kompletoi me vathë dhe unaza prej ari, si edhe taka të bardha, duke krijuar një look që i referohej estetikës së Greqisë së Lashtë.

Nuk është hera e parë që Zendaya zgjedh paraqitje të lidhura me projektet që promovon. Edhe këtë herë, veshja e saj ishte në harmoni me tematikën mitologjike të filmit.

2

Në aktivitet ishin të pranishëm edhe emra të njohur të kastit, si Matt Damon, Anne Hathaway, Lupita Nyong’o, Robert Pattinson, Benny Safdie, John Leguizamo dhe Samantha Morton. Në event morën pjesë edhe regjisori Christopher Nolan dhe producentja Emma Thomas.

3

“The Odyssey” është adaptimi kinematografik i poemës epike të Homerit. Matt Damon interpreton Odiseun, Anne Hathaway luan Penelopën, Zendaya mishëron perëndeshën Athena, Robert Pattinson vjen në rolin e Hermesit, ndërsa Charlize Theron interpreton magjistaren Circe.

Filmi pritet të dalë në kinematë në mbarë botën më 17 korrik.

© Panorama.al

Te lidhura