Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku është gjetur trupi i pajetë i një gruaje në ujërat e lumit Shkumbin.
Burime bëjnë me dije se rreth orës 19:00 banorët kanë lajmëruar policinë pas identifikimit të një trupi të pajetë në ujërat e lumit.
Menjëherë pas njoftimit, forcat e rendit kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa janë njoftuar edhe palombarët.
Për shkak të errësirës, ata nuk kanë mundur të ndërhyjnë, por në operacion janë përfshirë 7 efektivë zjarrfikës dhe 10 efektivë policie, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga lumi.
Viktima është një grua me iniciale D. B., rreth 55 vjeçe, e cila dyshohet se ajo vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Sipas policisë, kjo shtetase ishte e strehuar në një qendër sociale dhe ishte larguar nga qendra rreth orës 15:00 të ditës së sotme.
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 17:30, në lumin Shkumbin, është gjetur e pajetë, dyshohet e mbytur në lumë, shtetasja D. B., rreth 55 vjeçe.
Kjo shtetase ishte e strehuar në një qendër sociale dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ajo ishte larguar nga qendra rreth orës 15:00 të ditës së sotme.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë me prova ligjore të rrethanave të ngjarjes.
© Panorama.al












