E rëndë në burgun famkeq të Koridhalosit, i dënuari grek vret shqiptarin me thikë!

Jan 19, 2026 | 16:51

Një krim i rëndë ka ndodhur në ambientet e burgut famkeq të Greqisë, Koridhalos.

koridhalos

Një i burgosur shqiptar është sulmuar fatalisht me thikë nga një i dënuar grek.

Të dy personat ishin të dënuar që vuanin dënime për vrasje, kurse motivet dhe rrethanat e ngjarjes mbeten ende të panjohura sipas raportimit të “Protothema”.

“Një vrasje ndodhi brenda burgut të Korydallos,  kur një i burgosur me origjinë shqiptare u sulmua me thikë dhe ndërroi jetë nga plagët e marra. Incidenti i përgjakshëm u zhvillua në rrethana ende të paqarta, duke nxitur mobilizimin e menjëhershëm të autoriteteve të burgut”, informon media në fjalë.

Sipas informacioneve paraprake, autori i krimit ishte një i burgosur grek, i cili e sulmoi viktimën duke përdorur një objekt të mprehtë të improvizuar.

© Panorama.al

Te lidhura