E plagosën me thikë 300 herë gjatë një maratone seksi satanik!

Nov 13, 2011 | 11:47

Dy vajza të reja 20 dhe 23 vjeçe nga Arizona (SHBA) prenë me thikë plot 300 herë trupin e një 18-vjeçari, gjatë një maratone të tmerrshme seksi satanik!
I riu 18-vjeçar u njoh me Rebecca Chandler 22 vjeçe dhe Larabee Raven 20-vjeçare në internet. Pas shumë bisedash, u bind dhe vendosi të merrte autobusin nga Finik…s ku banonte, për në Arizona, me qëllim që të takonte dy femrat. Ai shkoi në apartamentin ku banonin dy sataniket…
I riu fatkeq të tjera gjëra kishte menduar dhe nuk mund ta imagjinonte dot se çfarë e priste.
Me t’u larguar nga apartamenti të dielën në darkë, 18-vjeçari njoftoi nga rruga policinë. Policët nuk e kishin të vështirë të gjenin apartamentin. Sipas “Daily mail”, ata thjesht ndoqën gjurmët e gjakut.
Sipas rrëfimit të tij në polici, vajzat e lidhën me litarë dhe e goditën me thikë mbi 300 herë.
Ai ishte i mbushur me plagë në të gjithë trupin e tij. Pra, ishte torturuar në mënyrë të pamëshirshme.
Nuk është sqaruar ende se përse shkoi 18-vjeçari në apartamentin e dy femrave, por besohet se i kishte premtuar seks.
Vajzat janë arrestuar dhe po merren në pyetje. Nga burime jo zyrtare thuhet se një prej vajzave, duke u përpjekur që të dilte e pafajshme, tha se që të tre kishin rënë dakord për prerjet me thikë, por më vonë situata doli jashtë kontrollit!

© Panorama.al

Te lidhura