Kryeministrit Edi Rama ishte sot disa familje në Farkë, banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti.
Gjatë vizitës në një familje të prekur nga tërmeti në Farkë, kryeministrin Rama e kanë shoqëruar të lehurat e një qeni.
Ai nuk kurseu as batutat, teksa ka krahasuar analistët me qentë. Kryeministri ka thënë duke qeshur se i zoti i shtëpisë kishte një analist në shtëpi.
(Qeni leh)
Rama: Ça ke mo ç’ke? E paske një analist te shtëpia! I jepka komentet e ditës çdo mëngjes.
Në një tjetër familje, Rama bëri batuta me djalin e shtëpisë, që e kishte emrin “Ronaldo”.
Rama: Ke dashur ta bëjë futbollist këtë që i ke vënë emrin Ronaldo?
I zoti i shtëpisë: Ee, por nuk doli futbollist.
Rama: Të jetë mirë më shëndet. Në shkollë shkon??
Ronaldo: E kam mbaruar
Rama: I ke rënë shkurt. Po tani çfarë bën?
Ronaldo: Merrem me elektrikun.
Rama: Epo shumë mirë
Kryeministri Rama ‘ngacmoi’ me batuta edhe ministrin Arben Ahmetaj.
Ahmetaj: E bën vetë rakinë?
I zoti i shtëpisë: Po
Rama: E keni hardhinë në pemë ju…Unë nuk e njoh mirë, por këta të Gjirokastrës e njohin mirë se të vetën nuk e pinë, e pinë të të tjerëve!
Kreu i qeverise ngriti shqetësimin me një grup familjesh që i kanë shtëpitë larg ose nëpër pika gjeologjike të vështira.
Sipas tij, qeveria nuk do investohet direkt për t’u rindërtuar banesat aty ku janë, por do u financojë me para direkt rindërtimin dhe më pas familjet mund të vendosin vetë të ngrenë shtëpitë e tyre aty ku janë ose të spostohen.
Eksponenti i PD
Një prej katër familjeve që morën sot çelësat e banesës së re nga kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj është dhe ajo e Indrit Plakut në Farkë, i cili është eksponent i lartë i Partisë Demokratike në zonë dhe njëherësh edhe kushëri me Fatbardh Plakun, ish-funksionar i lartë në qeverisjen e djathtë.
Pjesë nga bashkëbisedimi:
Burrë: Shkëlqyeshëm, shkëlqyeshëm ju lumshin duart. Shumë faleminderit në gëzime, inshallah o Zot! Zoti mbarë ju priftë gjithandej nga të gjitha anët!
Veliaj: Kemi pasur shumë bashkëpunim me gjithë familjen.
Grua: Shumë faleminderit, rrofshit edhe të ecni gjithmonë kështu siç keni ecur tek ne. Jemi shumë të kënaqur. Për Zotin jemi shumë të kënaqur se ne vet nuk do e arrinim kurrë.
Burrë: Keni një drejtues shumë të mirë. Për Zotin i mrekullueshëm nuk mund të shaj asnjë. Kudo ka ardhur ka punuar natë e ditë vetë personalisht në këmbë, janë disa gjëra që robi duhet t’i shohë.
Veliaj: E kemi për detyrë, ti rrofsh për fjalën e mirë.
Burrë: Realiteti ka punuar natë e ditë, të betohem. Plus me stafin drejtues keni një staf shumë të mirë. Nuk e di çfarë të them.
Veliaj: Kur kemi kryeministrin natë e ditë.
Rama-burrit: Hajde se na grive, kaq shumë na ke sharë sa të vret ndërgjegjja. Hajde të bëjmë një fotografi bashkë.
Burri: Kam qenë me Dinamon
Rama: E di që ke qenë me dinamon po pastaj ndryshoi koha dhe fillove me të shame
Burri: Ai që të do të sha
Rama: E di që ai që të do të sha. Mua më vendos aty që mos na hedhësh, që mos të marrim në sysh. S’ke çfarë bën tani, sa herë që të vish këtu, unë do të kujtohem nuk ke ku shkon, rrotullohu si të duash.
© Panorama.al











