E paprecedentë para fazës “play off” për Botërorin, trajneri kërkon ndryshim nga FIFA

Mar 9, 2026 | 15:42

Iraku ëndërron që të luajë në Botëror. për këtë duhet të fitojë finalen e fazës “play off”. 

Screenshot 2026-03-09 152417

Trajneri i Irakut, Graham Arnold, i ka kërkuar FIFA-s që t’i vijë në ndihmë. Konflikti mes Iranit dhe SHBA-së, ka bërë që Irani të mos e ketë të sigurt pjesëmarrjen. Dhe vetë Iraku mund të përfitojë.

Arnold pret që FIFA të rishikojë datën për Irakun. Finalja e “play off” është rezervuar më 1 prill, me një ndeshje përballë fituesit të Surinejm-Bolivia.

“Nëse Irani tërhiqet, ne shkojmë në Botëror. Kjo i jep Emirateve të Bashkuara Arabe, që i mposhtëm në kualifikuese, mundësinë që të përgatitet për Bolivinë apo Surinejm”, u shpreh trajneri Arnold.

Iraku kërkon të rikthehet në Botëror pas 40 vitesh pritje. Dhe kërkesa për shkak të luftës, është rast i paprecedentë.

PANORAMASPORT.AL

 

© Panorama.al

Te lidhura