E ngarkuara me punë e SHBA-ve takon kryetaren e Gjykatës Kushtetuese! Van Horn: Do çmontohen rrjetet e narkotrafikut! GJK të vendosë para përgjegjësisë shkelësit e ligjit

Jan 12, 2026 | 16:50

E ngarkuara me Punë e SHBA-ve në Tiranë ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kryetaren e re të Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papjorgji.

Van Horm papajorgji

Më një njoftim për mediat Nancy Van Horn ka shprehur mbështetjen për institucionet e drejtësisë, teksa i ka paraqitur kryetares së Kushtetuese prioritetet e Presidentit Donald Trump.

Në njoftim theksohet se prioritet janë çmontimi i rrjeteve të narkotrafikut dhe krijimi i kushteve të barabarta për bizneset amerikane.

Ndërkohë që për Gjykatën Kushtetuese ka theksuar se ka një rol të rëndësishëm për garantimin e drejtësisë për qytetarët e Shqipërisë, në mënyrë që të vendosë para përgjegjësisë ata që shkelin ligjin. Po ashtu GJK sipas Van Horn ka një rol të rëndësishëm në ruajtjen e sistemit ligjor dhe të drejtën.

“Sot, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn përgëzoi Kryetaren e sapoemëruar të Gjykatës Kushtetuese Fiona Papajorgji dhe diskutoi se si mbështetja afatgjatë e Shteteve të Bashkuara për institucionet e zbatimit të ligjit në Shqipëri çon përpara prioritetet e Presidentit Trump: çmontimin e rrjeteve të narkotrafikut dhe krijimin e kushteve të barabarta për bizneset amerikane.

Gjykata Kushtetuese luan një rol të rëndësishëm në garantimin e drejtësisë për qytetarët shqiptarë, duke i mbajtur përgjegjës ata që shkelin ligjet e saj dhe duke ruajtur një sistem ligjor të drejtë dhe të parashikueshëm, në mënyrë që bizneset amerikane të mund të lulëzojnë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë.

 

 

© Panorama.al

Te lidhura