E ngarkuara me Punë e SHBA takohet me deputetët e rinj të PS dhe PD, ambasada: Forcojmë bashkëpunimin mbi prioritetet e përbashkëta

Jan 28, 2026 | 10:58

E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn ka pritur në një takim deputetët e rinj nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike.

ambasada e shba deputetet e rinj

Ambasada ka zbardhur diskutimet, ndërsa thotë se ligjvënësit e rinj do të udhëtojnë drejt SHBA në kuadër të Programit Ndërkombëtar të Vizitorëve Udhëheqës (IVLP).

Ambasada thekson se qëllimi ësht forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve mbi prioritetet e përbashkëta në fusha të caktuara.

“Këtë javë, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me deputetë të rinj nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike për t’i përgëzuar ata teksa nisin Programin Ndërkombëtar të Vizitorëve Udhëheqës (IVLP).

Ata do të udhëtojnë së bashku në Washington, DC; Phoenix, Arizona; dhe Pensacola, Florida, për të forcuar bashkëpunimin SHBA–Shqipëri mbi prioritete të përbashkëta, si nxitja e lidhjeve tregtare, çuarja përpara e zhvillimit ekonomik transparent dhe mbrojtja e infrastrukturës kritike përmes përpjekjeve ndërpartiake.”, thuhet në njoftim.

May be an image of one or more people and people studying

No photo description available.

© Panorama.al

Te lidhura