“E inauguruan me daulle, Belinda me xhingla mingla duke e tundur dhe shkundur”- Ura e Kukësit, Berisha: Histori turpi, e shihja që hapej e mbyllej, por…! U bënë edhe poezi për harqet e hekurta

Apr 22, 2025 | 13:29

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se projekti i urës së Kukësit ka qenë për t’u ndërtuar një tunel.

berisha balluku ura e kukesit

Ai theksoi se për të hyrë në Kukës, për shkak të urës, duhet t’i biesh nga mbrapa qytetit.

Berisha theksoi se Belinda Balluku e inauguroi urën me xhingla mingla duke e tundur e shkundur.

“Histori turpi, e shihja që ura mbyllej e hapej, pyesja ç’ndodhte me urën, bëheshin poezi për harqet e hekurta se janë aq e kaq, mirë. Tani ç’ishte ura? Për të hyrë në Kukës, duhet të shkosh, për shkak të urës, të dalësh këtej e të vish nga mbrapa”, deklaroi kreu i PD-së.

Sali Berisha: E morët vesh ju punën e urës? Histori turpi, e shihja që ura mbyllej e hapej, pyesja ç’ndodhte me urën, bëheshin poezi për harqet e hekurta se janë aq e kaq, mirë. Tani ç’ishte ura? Për të hyrë në Kukës, duhet të shkosh, për shkak të urës, të dalësh këtej e të vish nga mbrapa.

Histori turpi, aty ka qenë tunel, projekti ka qenë tunel aty, pra edhe këta edhe me daulle e inauguruan urën, Belinda me xhingla mingla duke e tundur e shkundur. Kjo është e vërteta, kur shkova unë, ec e ec mbrapa, pastaj kthehu për tek ura.

Edhe tek Tuneli kanë bërë një gafë të tillë, por janë para të gjitha këto. Lubia i ka dosjet më të rënda se Erion Veliaj, ka disponuar 12 miliardë euro, ai 5 miliard.

© Panorama.al

Te lidhura