E dominuan Milanin, Gasperini: Keqardhje për barazimin, do të ishte çudi nëse do të humbisnim

Jan 26, 2026 | 19:47

Roma ndan pikët me Milanin në “Olimpiko”, duke përfunduar 1-1. Trajneri Xhan Piero Gasperini analizoi ndeshjen dhe performancën e skuadrës. “Kur Milani kalon në avantazh, është gjithmonë e vështirë, sidomos me futbollistë kaq të fortë,” tha Gasperini.

gasp

“Humbja sot do të ishte një goditje; sikur të ishim të parët në avantazh, do të kishim mundësinë për të fituar.” Për penalltinë që barazoi Pelegrini, trajneri theksoi: “Dibala dhe Malen ishin jashtë loje. “Jemi një skuadër e re; futbollistë nën 25 vjeç po marrin më shumë përgjegjësi.”

Ai komentoi performancën e Malen dhe mbrojtjes: “Malen po jep kontribute të rëndësishme. Nuk i dhamë pothuajse asnjë mundësi Milanit në kundërsulm, dhe kjo është meritë e ekipit.” Duke folur për Daniele Ghilardin, Gasperini tha:

“Po tregon përmirësim të jashtëzakonshëm dhe po fiton besim në çdo paraqitje.” Trajneri përfundoi: “Megjithëse rezultati la pak hidhërim, Roma del më e fortë dhe kjo është një hap i rëndësishëm drejt objektivave të sezonit.”

PANORAMASPORT.AL

 

© Panorama.al

Te lidhura