Dyshohet për një dëmtim serioz, De Bryjne mund të qëndrojë jashtë fushave për një kohë të gjatë…

Oct 26, 2025 | 13:12

Fitorja 3-1 e Napolit ndaj Interit riktheu entuziazmin dhe besimin, por mbrëmja perfekte u prish nga dëmtimi i Kevin De Bryjne.dsgMesfushori belg pësoi një problem të ri muskulor në të njëjtën zonë ku iu desh t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale sezonin e kaluar pas një këputjeje muskulore. Ky rikthim shkaktoi menjëherë shqetësim të madh midis stafit teknik dhe mjekësor të Napolit.

Testet mjekësore të planifikuara për sot duhet të japin përgjigjet e para, por sipas Sky Sport, ka shqetësime reale se bëhet fjalë për një dëmtim serioz, që do të thotë një mungesë e konsiderueshme.

Ndërsa pret rezultatet përfundimtare, Napoli po përgatitet për mundësinë që të mbetet pa udhëheqësin e tyre teknik për disa javë, nëse jo edhe më gjatë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura