Rektori i Universitetit “Luarasi” Et’hem Ruka ka përshëndetur të gjithë studentët që kanë zgjedhur programet Bachelor të London School of Economics and Political Science, një nga universitetet më prestigjioze në botë.
Në fjalën e tij rektori tha se studentët pasi të përfundojë programet do të ndihen krenarë për diplomën dinjitoze që ata do të marrin.
Ai iu drejtua duke thënë se “dyert në tregun e punës do të jenë të hapura si në Shqipëri ashtu edhe në botë”.
“Nëse kjo shkollë britanike nuk do kishte bindjen e një partneri dinjitoz sic është “Luarasi” nuk do të kishin ardhur.
Ja ku e kemi këtu në Shqipëri. Pa dyshim çdo fillim është i vështirë, ka mos besim te njerëzit a është diploma si në Londër apo jo? E kemi shpjeguar që po, është njësoj dhe ju jeni studentë të Universitet të Londrës. Programet janë të atyre, pedagogët janë të zgjedhur prej tyre, studentët të seleksionuar prej tyre, provimet të kontrolluara prej tyre, diploma e firmosur prej tyre dhe nuk ka ndryshim nga diploma që jepet në Londër. Kjo është një përpjekje kombëtarë për të arsimuar djem dhe vajza shqiptarë dhe për ti dhënë një diplomë dinjitoze. As vetë ju nuk e imagjinoni çfarë zgjedhje keni bërë.
E dini sesa vlerë ka diploma që do merrni? Do mburreni me të, do identifikoheni dhe portat do jenë të hapur në tregun e punës në Shqipëri dhe vende të tjera të botës. Nuk është një pasuri vetëm për “Luarasin”, por për gjithë Shqipërinë”, tha profesor Et’hem Ruka.
© Panorama.al











