Adoleshentët e vrarë, policia: Vajza, shqiptare

Jan 25, 2012 | 11:54

SELANIK- Policia greke pas testit te ADN-se, ka njoftuar se adoleshentja e vrare, gjetur se bashku me shokun e saj, ne zonën prane Lagadas eshte shqiptare.

Sipas te dhenave te para, viktimat jane te moshes 15-16 vjecare dhe vajza, qe jetonte me te atin ne Greqi, eshte Kristina Miçani, nga Drenova e Korces.

Mesohet se pak kohe me pare, familjet e adoleshenteve kishin raportuar zhdukjen e tyre dhe policia kishte nisur kerkimet, por pa sukses.

Dy viktimat, qe sipas deshmive kane qene shume miq mes tyre jane gjetur nga nje banor i zones, qe kishte dale per dru ne pyll. Identifikimi, sipas policise ka qene i veshtire, pasi trupat kane qene te dekompozuar, nderkohe qe ADN ka ndihmuar per njohjen e tyre.

Policia ka nisur hetimet per zbardhjen e ngjarjes makabre, identifikimin e autoreve dhe kapjen e tyre.

© Panorama.al

Te lidhura