TIRANE- Policia e Tiranes ka sekuestruar sot 40 doza kokaine dhe ka vene ne pranga dy persona te akuzuar si shperndaresit e droges. Sipas policise se Tiranes, droga u bllokua me mengjes ne rrugen “Fortuzi”, pas hetimeve qe lidheshin me kete aksion.
Ne pranga jane vene shtetasit Robert Sula dhe Florian Ngjela 38 vjec te dy, të cilëve përvecse iu gjetën dhe sekuestruan 40 doza kokainë, u janë bllokuar edhe dy armë automatike dhe dy maska.
Sipas hetimeve, koakina kishte destinacion lokalet dhe pubet ne Tiranë, dhe blihej kryesisht nga klientë vip.
Fillimisht u ndalua në flagrancë Florian Ngjela ku pas kontrollit ju gjetën 20 doza lëndë narkotike e dyshuar Kokainë dhe pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij, ju gjetën edhe 20 doza të tjera lëndë e dyshuar Kokainë.
© Panorama.al











