Dy muaj burg për Shefqet Kabashin

Sep 17, 2011 | 12:08

Shefqet Kabashi është dënuar më dy muaj burgim nga Gjykata e Hagës. Trupi Gjykuese në Hagë e ka shpallur dje pasdreke vendimin për dëshmitarin kryesor në rastin “Haradinaj”, Shefqet Kabashi, i cili akuzohej nga Prokuroria për shpërfillje të Tribunalit të Hagës në gjykimin e parë të Haradinajt, një sjellje që është përsëritur edhe në gjyqin e fundit kundër ish-Kryeminsitrit kosovar, i akuzuar ndër të tjera për krime lufte. Në bazë të provave qe ka pranuar Gjykata, Kabashi është dënuar me 2 muaj burgim, ndërsa në të do të përfshihet edhe paraburgimi prej 31 ditësh, që Kabashi e ka vuajtur në Hagë. Shefqet Kabashi, ish-pjesëtar i UÇK-së, ishte arrestuar në Holandë për shpërfillje të Tribunalit të Hagës në vitin 2007, kur kishte refuzuar t’u përgjigjej pyetjeve të hetuesve gjatë dhënies së dëshmisë kundër Ramush Haradinajt dhe të tjerëve.

© Panorama.al

Te lidhura