Policia e Durrësit sekuestroi sot 300 kg kanabis sativa.
Sasia e madhe e kanabisit u sekuestrua në portin e Durrësit në një kamion.
Mësohet se droga ishte e destinuar për në Itali, pasi sipas policisë, kamioni me ngarkesën do të udhëtonte drejt Barit me tragetin e linjës.
Policia ka nisur hetimet, ndërsa ende nuk ka shumë të dhëna mbi rrugën që ka ndjekur ngarkesa deri në mbërritjen në portin e Durrësit.
Policia ka njoftuar se ka ndaluar drejtuesin e kamionit, i cili po merret ne pyetje.
Ne ditet e fundit te vitit 2011, po në portin e Durresit u kap nje sasi e madhe kanabisi.
© Panorama.al











