Anija e mbytur, rinisin kërkimet për kapitenin

Jan 16, 2012 | 10:44

DURRËS-Mengjesin e sotem kane rinisur kerkimet per gjetjen e trupit te kapitenit te anijes “Edirne”, e cila u fundos dje, pasi u perfshi nga flaket 3 milje larg Porto Romanos.

Anijet e marinës shqiptare, pas nderprerjes se djeshme, kanë rinisur sot kërkimet për trupin e kapitenit të anijes Khayam Mamadoll 54 vjeç nga Azerbajxhani, i cili rezulton i zhdukur që pas mbytjes në anijes.

Pastrimi i nje depozite, prej se ciles ishin zbrazur 3.5 mije tone benzol tre dite me pare u be shkak i tragjedise.

Anija, me ekuipazh prej 15 vetesh, kishte ardhur tri dite me pare ne kete port dhe ka shkarkuar benzol per llogari te subjekteve tregtare. Ekuipazhi i saj perbehej nga  6 shtetas nga Gjeorgjia, 4 nga Azerbajxhani, 3 nga Turqia dhe 2 nga Ukraina.

Anija me flamur te Sierra Leones dhe  portregjistrimi Freetoen eshte ndare ne mes nga shperthimi dhe me pas eshte mbytur. Per pasoja tre persona jane mbytur, 12 te tjere u derguan ne spitalin e Durresit per te marre ndihmen e pare.

 

© Panorama.al

Te lidhura