Durrës, gjendet 1 ton drogë mes pllakave dekorative

Sep 19, 2012 | 11:42

Droga e bllokuar në Portin e Durrësit

Lirohet nga policia shoferi i maunes, arrestohet një 38-vjeçar.

Mbi 1 ton drogë e bllokuar në Portin e Durrësit ishte porositur nga firma e gurit dhe pllakave dekorative që po eksportohej drejt Italisë. Policia tha dje se, pas disa orësh arresti në flagrancë, u la i lirë shoferi 49-vjeçar, Besim Çelçima, i cili deklaroi se nuk kishte dijeni për kutitë me drogë brenda trajnerit që drejtonte. Në orët e vona të ditës së djeshme, rreth 24 orë nga bllokimi i sasisë më të madhe të kapur ndonjëherë në Port, u arrestua Agim Sula, 38 vjeç nga Manëza, si siguruesi i drogës dhe u shpallën në kërkim 3 të tjerë. Sasia e lëndës narkotike u zbulua gjatë një kontrolli në kamionin tip “Renault” me targa të kokës AA 858 BD dhe targa të karrocerisë AA R 668, mjet i cili priste të imbarkohej në tragetin “Adriatika” të linjës Durrës–Bari.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

© Panorama.al

Te lidhura