DURRËS-Një person është vrarë me armë zjarri në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen numër 15 të qytetit, në zonën e njohur si ish konservimi i vjetër.
Viktima, identifikuar si shtetasi Luan Puja, 40 vjec ka mbetur i shtrirë në mes të rrugës, në afërsi të një banese.
Dyshimet e para jane per nje sherr mes tij dhe autorit per ceshtje pronesie, por kjo mbetet ende te sqarohet nga policia. Nderkohe mesohet se policia ka vene ne pranga nje te dyshuar si autor te krimit, shtetasin Andrea Berberi.
Banorët që kanë qenë dëshmitarë të krimit kanë njoftuar policinë, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj.
© Panorama.al











