“Duam të ndërtojmë një Shqipëri të re”- Aktivisti: Qeveria e Ramës po rrëzohet, mundëm kulturën e mosbesimit! Diaspora po frymëzon

Jun 18, 2026 | 15:15

Protesta e qytetarëve hyn sot në ditën e saj të 19-të. Një prej të rinjve, protestuesi dhe aktivisti Edison Lika, tha sot nga studio e emisionit të “News24” se qytetarët e mundën kulturën e mosbesimit dhe tani po mbushin sheshet për të rrëzuar qeverinë.

nika

Ai shprehu besimin se kjo lëvizje po e largon qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

Nika nënvizoi se kjo lëvizje “ka arritur tashmë një fitore të madhe shpirtërore, duke thyer skepticizmin e mbjellë prej vitesh në shoqërinë shqiptare”.

“Në këtë protestë, për mua mundëm kulturën e mosbesimit fillimisht. Nuk besonim te njëri-tjetri. Dukej sikur nuk do bashkoheshim kurrë dhe askush nuk rrëzon qeverinë e Ramës”, deklaroi Lika.

Më tej, ai theksoi se qëllimi kryesor i kësaj revolte mbetet ndryshimi rrënjësor i situatës në vend dhe ndalimi i shpopullimit.

“Ne duam të ndërtojmë një Shqipëri të re. Nuk mund ta quajmë zhvillim kur na ikin shqiptarë me shumicë nga vendi”, u shpreh ai.

edison nika

Një tjetër pikë kyçe që ka dhënë forcë në shesh, sipas protestuesit, është reagimi dhe mbështetja e jashtëzakonshme që po vjen nga shqiptarët jashtë kufijve, duke e cilësuar këtë si një raport të ri të fituar.

“Panorama që vjen nga diaspora më frymëzon, në këtë protestë kemi fituar shumë gjëra, një prej tyre raporti me diasporën. E dinim që diaspora ishte me ne, ata dërgonin para këtu, por duhet të ndodhte diçka që të ndryshonte një gjë në vendin tonë që të shikonim ndryshimin e raporteve, pikërisht ky me diasporën ka ndryshuar dhe e kemi kuptuar sa afër janë me ne. Ka pasur protesta deri në Australi dhe shërbejnë si model frymëzimi për ne”, theksoi Lika.

Ai tha se arsyeja e angazhimit të të larguarve nga vendi është se ata nuk ia falin sistemit largimin nga vendi dhe të afërmit si dhe nëpërkëmbjen e dinjitetit.

“Një nga arsyet pse diaspora ka qenë aktive në këtë protestë është sepse sipas studiuesve të emigracionit, emigracioni i viteve të fundit ka qenë një akt thellësisht politik. Akt politik është kur personi është përballë një sistemi, të cilin nuk e mund dot dhe padrejtësia është bërë aq e madhe, saqë është e pamundur për t’u arratisur dhe vendimi i vetëm është  të mos shpëtosh gjithë shoqërinë, por të  paktën të shpëtosh veten. Shumë shqiptarë, kanë vendosur të shpëtojnë veten duke emigruar, por nuk ia kanë falur kurrë këtij sistemi atë që iu ka bërë, i ka detyruar të largohen nga vendi dhe të afërmit, të mos ëndërrojnë më. Janë larguar sepse u është nëpërkëmbur dinjiteti. Të gjithë njerëzit janë të mllefosur me sistemin”, u shpreh ai.

Lika shtoi se protesta u zhvillua tani pasi Zvërneci është një projekt që ka përsëritur veten në të gjithë vendin dhe aty arriti kulmin. Aktivisti deklaroi se Edi Rama deri tani e kishte prezantuar veten si një kryeministër avantgard të një populli të prapambetur, por me protestën u tregua e kundërta.

“Zvërneci është një projekt që ka përsëritur veten në të gjithë Shqipërinë dhe aty ishte vetëm pika. Shqipëria është bërë e paaksesueshme nga secili prej nesh. Deri tani në opinionin ndërkombëtar Edi Rama ia ka nxjerrë namin vetes sikur ai është një kryeministër avntgard i një populli të prapambetur, por me këtë protestë ne i kemi treguar atij dhe të gjithë ndërkombëtarëve që jemi popull avantgard me një kryeministër të prapambetur dhe thuajse kriminal”, deklaroi protestuesi.

© Panorama.al

Te lidhura