Drogë nga Shqipëria, pranga dy shqiptarëve

Jan 10, 2012 | 13:39

BARI- Policia e Barit ka sekuestruar nje sasi prej 25 kg marijuane qe vinte nga Shqiperia dhe ka vene ne pranga dy shqiptare.

Lajmi citohet nga ANSA, e cila duke iu referuar policise ben me dije se droga u gjet gjate kontrollit te automjetit me te cilin leviznin shqiptaret.

Makina ishte parkuar ne port, pasi kishte mberritur me traget ne Bari, nga Shqiperia.

“Ne pranga jane vene dy te rinj shqiptare, te moshes 23 dhe  22 vjec, te cilet akuzohen per trafik nderkombetar droge”- thote policia, duke shtuar se vlera e droges ishte se paku 200.000 euro.

© Panorama.al

Te lidhura