Drogë Shqipëri- Itali, arrestohen 3 shqiptarë

Jan 17, 2012 | 19:10

BARI- Goditet një tjetër grup i trafikimit te drogës, Shqipëri- Itali. Gjashtë urdhër arreste ka ekzekutuar deri më tani policia financiare në bashkëpunimin me policinë e Barit në Itali. Mes personave, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në tregtinë e drogës, janë arrestuar edhe 3 shtetas shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.

Ndërkaq, kanë rënë në pranga shtetasit, Vincenzo Di Pierro, 38 vjeç, konsiderohet si udhëheqësi i një prej grupeve pulieze të krimit që merren me importin e drogës nga Shqipëria, dhe vëllai i tij, 21- vjeçar, Graziano Lombardi.

Totali i trafikimit të drogës, i monitoruar, në dy vitet e fundit shkon përafërsisht në 750 kg marijuanë, nga e cila 442 kg janë sekuestruar në dy operacione të veçanta.

Droga transportohej nga Shqipëria për në portin e Barit, e fshehur në një kamion. Për të shmangur kontrollet policore, në kamion ishte shtuar një “kafaz” nga jashtë rimorkios. Shtimi i hekurit ishte bërë në të gjithë gjatësine rimorkios, në të dyja anët e saj, ku dhe fshihej më pas ngarkesa.

Për hetuesit, ky lloj sistemi ka lejuar organizatën kriminale, që të transportojë nga Shqipëria në Itali sasi të mëdha të drogës, të cilat u përdorën për të furnizuar tregjet e krahinave të Barit, Napolit, Milanos dhe Zvicër.

© Panorama.al

Te lidhura