Një shqiptar 67-vjeçar, banues në Mbretërinë e Bashkuar, u kap në Calais të Francës më 15 shkurt.
Ai ishte kërkuar që nga prilli i vitit 2017 (9 vite), me një urdhër arresti nga Zyra e Prokurorit Publik të Perugia.
I kërkuari kishte qenë në arrati për gati nëntë vjet dhe ishte i përfshirë në trafik ndërkombëtar droge.
Hetimet zbuluan se i arratisuri koordinoi transportimin e afërsisht 12 kilogramëve kokainë nga Belgjika në Itali, duke u dhënë udhëzime operative korrierëve dhe duke menaxhuar dërgesën në disa qytete italiane, duke përfshirë Perugian, Romën, Ankonën, Teramon, Chietin, Brescia-n dhe Parmën.
“Falë bashkëpunimit midis Zyrës SDI të Prokurorisë së Përgjithshme të Perugias dhe Shërbimit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, i kërkuari u identifikua në Francë, pranë portit të Calais, një pikë strategjike për kthimin e tij në Mbretërinë e Bashkuar”, informoi sot media italiane.
I dënuar tashmë me katër vjet burg, duhet të vuajë edhe dy vjet e gjysmë të tjera. Ai aktualisht mbahet nga autoritetet franceze në pritje të ekstradimit në Itali.
© Panorama.al












