Gjykata e Durrësit ka marrë masat e sigurisë për 20 personat e arrestuar dhe 13 të tjerët që po hetohen për dosjen e “Kurum”, në lidhje me kontejnerët me 2800 tonë mbetje toksike që do eksportoheshin jashtë vendit në mënyrë të paligjshme.
Në fund të një seance maratonë me dyer të mbyllura, gjyqtari i gatshëm ka pranuar kërkesat e Prokurorisë dhe ka vendosur 9 masa “arrest ne burg”, 4 “arrest në shtëpi”, 6 “ndalimi i daljes jashtë shtetit”, dhe të “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe 1 në “detyrim paraqitjeje”.
Në total 10 zëvendësime masash sigurimi personal dhe 10 vijime masash sigurimi personal.
8 masat “arrest me burg” u dhanë për: Shaban Hyseni, Mikail Hila, Nazif Bajrami, Andon Prifti, Indrit Likaj, Edmond Voda, Florian Çomo, Gazmend Sina.
7 masa “detyrim paraqitje” u caktuan për: Julian Kapedani, Arta Dollani, Marjeta Përlala, Kledina Skëndo, Bujana Tonçiça, Elis Mellonashi, Iva Musa.
5 persona u lanë me masën “arrest në shtëpi”: Rami Buga, Mirjeta Zotaj, Helidon Lila, Shkëlqim Jakupi, Kejqi Ahmetaj.
102 kontejnerë me mbetjet e rrezikshme të ‘Kurum’, me peshë 2800 tonë u kthyen nga Tajlanda në tetor 2024.
Masat e Gjykatës së Durrësit:
- Shtetasi Rami Bunga- dyshuar për veprën penale “Kontrabandë me mallra të ndaluar apo kufizuar” dhe “Menaxhim i mbetjeve”- Arrest në shtëpi
- Shtetasi Shaban Hyseni- dyshuar për veprën penale “Kontrabandë me mallra të ndaluar apo kufizuar” dhe dhe “Falsifikim i dokumenteve”- Arrest në burg
- Shtetasja Mirjeta Zotaj- dyshuar për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprimtarisë kriminale”;- Arrest në shtëpi”
- Shtetasi Mikail Hila- dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”-Arrest në burg
- Shtetasi Nazif Bajrami- dyshuar për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve”;-Arrest në burg
- Shtetasi Andon Prifti dyshuar për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve”;- Arrest në Burg
- Shtetasi Julian Kapedani dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore
- Shtetasi Indrit Likaj dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Arrest në Burg
- Shtetasi Edmond Voda dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Arrest në burg
- Shtetasi Helidon Lila, dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Arrest në shtëpi
- Shtetasi Shkëlqim Jakupi, dyshuar për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;- Arrest në shtëpi
- Shtetasi Florian Çimo- dyshuar për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve”;- Arrest në burg
- Shtetasi G.S- dyshuar për veprën penale “Menaxhim i mbetjeve”; Arrest në burg
- Shtetasja Arta Dollani- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për tre raste;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore
- Shtetasja Marjeta Përlala- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për tre raste;- Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore
- Shtetasja Kledina Skendo,dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore
- Shtetasja Bujana Tonciça- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore
- Shtetasja Evis Mellonashi- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore
- Shtetasi Kejdi Ahmetaj- dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Arrest në shtëpi
- Shtetasja Iva Musa dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;- Ndalim i daljes jashtë shtetit dhe Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.












