Dosja e AKSHI-t, Berisha: Më e pashembullta! Për 6 muaj u morën peng 2 veta! Mirlinda sa doli nga SPAK firmosi shkarkimin e Danielit! U rrëmbye ish-ortaku i baxhanakut të Linda Ramës

Dec 17, 2025 | 18:11

Kryedemokrati Sali Berisha në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar u ndal edhe te dosja e AKSHI-t, që çoi në arrestin shtëpiak të drejtoreshës së kësaj agjencie Mirlinda Karçanaj.

berisha sali

Berisha hodhi akuza të rënda ndaj Ergys Agasit dhe kreut të policisë së shtetit Ilir Proda, lidhur me rrëmbimin e dy personave, biznesmenit Gerond Meçe dhe ish-zv.drejtorit të AKSHI, Daniel Shima.

Ai thotë se Shima u mor peng, pasi mund të ketë dekonspiruar drejtoreshën Karçanaj.

Kjo e fundit pasi shkoi në SPAK, firmosi shkarkimin e Shimës si zv.drejtor dhe më pas ky i fundit u rrëmbye në mes të bulevardit.

“Ajo është dosja më e pashembullt në historinë e një shteti. A mund të imagjinoni ju një agjenci kombëtare që varet nga Këshilli i Ministrave. AKSHI është agjenci e Këshillit të Ministrave, në një hark kohor 6-mujor të merren peng 2, një biznesmen dhe një ish-zyrtar. Të merren peng, ish-ortaku i baxhanakut, i kunatit të Linda Ramës, dhe asnjë prej nesh të mos dijë asnjë fjalë se është marrë peng.

Asnjë njoftim, asnjë njohuri. Marrë peng në bashkëpunim me policinë, dërguar në bodrumet e kriminelit Suel Çela, torturuar për vdekje. Lëshuar në një pyll gjysmë i gjallë gjysmë  i vdekur dhe përfundon në Gjermani ku rrëfen të gjithë të vërtetën e AKSHI. Prokuroria gjermane i sjell të dhënat, 3 muaj më parë, këtë se mori vesh kush. Kaq sekret. Se në kryet të policisë është një kriminel më i keq se çdo kriminel tjetër në Shqipëri, Ilir Proda. Rama për të ka hequr dy ministra. I ka hequr se i ka thënë nuk ekziston policia për ju. Ata kishin çelësat e kashtës. Një javë më parë, Igli Haxhiaj oficer i antiterrorit ka dëshmuar se të gjitha i ka bërë me urdhër të drejtorit të përgjithshëm.

Dalim prapë te pengu tjetër i kopshtit privat të Edi Ramës. Daniel Shima. Ish-zv,drejtor i përgjithshëm i AKSHI-t. Daniel, shkon kjo Mirlinda në SPAK. Ka mundësi të dekonspiruar ndonjërën. Sa del drejt në zyrë, firmos shkarkimin e Danielit. Një ditë prej ditësh Danielin e rrëmbejnë mes bulevardit me të njëjtën skemë që u rrëmbye Gerondi. Dhe e marrin, atë e shpëtoi Zoti se shkruajti mesazh. E shtron në dru dhe i thyen kockat Sueli. Krimi është kryer nga familja. Ergys Agasi është organizatori. Siç organizoi rrëmbimin e Gerondit. Çfarë do bëjmë ne? Do presim të rrëmbej një nga një njerëz. Tani është fundi” u shpreh Berisha.

© Panorama.al

Te lidhura