Donte të ndahej, 30-vjeçarja rrëmbehet dhe dhunohet nga vëllai dhe xhaxhai i saj! Procedohen 3 persona, e morën dhe e çuan në…

Jan 14, 2026 | 12:30

Një konflikt në familje ka përfunduar me rrëmbimin dhe dhunimin e një 30-vjeçareje nga xhaxhai dhe vëllai i saj.

dhune

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Këlcyrë, kurse Policia e Gjirokastrës njoftoi sot (14 janar) se ka nisur procedimin penal ndaj 3 autorëve të dyshuar, banues në Tiranë.

Dyshohet paraprakisht se sherri familjar ka nisur për një çështje divorci, pasi 30-vjeçarja donte të ndahej, por familja ishte kundër.

Sipas hetimeve paraprake dhe rrëfimit të vetë të dëmtuarës, pasi ka debatuar ashpër me ta, e kanë marrë forcërisht në makinë dhe më pas e kanë çuar në shtëpinë e xhaxhait të saj. Aty dyshohet se vëllai dhe xhaxhai i saj e kanë dhunuar.

Njoftimi i Policisë Gjirokastër:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. A., 34 vjeç, S. A., 53 vjeç dhe E. M., 51 vjeç, të tre banues në Tiranë, si dhe për shtetasin L. L., 43 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi dyshohet se si pasojë e një konflikti në familje, shtetasit A. A., S. A. dhe E. M. kanë marrë me forcë, në automjet, motrën e 34-vjeçarit, njëkohësisht mbesë e 53-vjeçarit. Më tej, dyshohet se 30-vjeçarja është dhunuar nga vëllai dhe xhaxhai i saj, në banesën e këtij të fundit. Gjithashtu, dyshohet se 43-vjeçari ka pasur dijeni për rastin, dhe nuk ka kallëzuar në polici”.

© Panorama.al

Te lidhura