Donald Trump u bën thirrje hebrenjve të Nju Jorkut të mos mbështesin kandidatin demokrat: Kushdo që voton për të është idiot

Nov 4, 2025 | 17:06

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, u bëri thirrje sot hebrenjve të Nju Jorkut të mos votojnë për Zohran Mamdanin, kandidatin demokrat që garon për kryetar bashkie të qytetit.
donald trump

“Çdo hebre që voton për Zohran Mamdanin (…) është idiot!!! ”, shkroi presidenti republikan në një postim në platformën Truth Social , duke gjykuar se favoriti i madh në këto zgjedhje bashkiake “ i urren hebrenjtë ”.

Trump thirrje hebrenjve te Nju Jorkut, mos votoni kandidadin demokrat

Zohran Mamdani është një mbështetës i flaktë i kauzës palestineze dhe qëndrimet e tij ndaj Izraelit dhe luftës në Gaza kanë zemëruar një pjesë të komunitetit hebraik në metropolin amerikan.

Zoran Madmani, kandidatin demokrat që garon për kryetar bashkie të qytetit.
Zoran Madmani, kandidatin demokrat që garon për kryetar bashkie të qytetit.

Gjatë muajve të fundit ai ka vazhduar të mbajë një qëndrim të ashpër kundër antisemitizmit.

© Panorama.al

Te lidhura