Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump deklaroi se Irani është i interesuar të arrijë një marrëveshje lidhur me tensionet në Lindjen e Mesme, duke pretenduar se Teherani ndodhet aktualisht në proces negociatash me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Deklaratat u bënë gjatë një aktiviteti për mbledhje fondesh të Partia Republikane në Washington, në një moment kur marrëdhëniet mes dy vendeve mbeten të tensionuara, pas refuzimit nga ana e Iran të një propozimi për paqe të paraqitur nga Shtëpia e Bardhë.
Gjatë fjalës së tij, Trump theksoi se, pavarësisht deklaratave publike të ashpra, Irani po kërkon një marrëveshje me SHBA-në.
“Askush nuk ka parë ndonjëherë diçka të ngjashme me atë që po bëjmë në Lindjen e Mesme me Iranin, dhe ata po negociojnë, meqë ra fjala, dhe ata duan kaq shumë të bëjnë një marrëveshje, por kanë frikë ta thonë sepse mendojnë se populli i tyre do t’i vrasë. Ata kanë gjithashtu frikë se ne do t’i vrasim”, tha Trump.
© Panorama.al












