DOKUMENTI/ Parlamenti Europian ‘shuplakë’ Edi Ramës për Zvërnecin: Të miratohet moratorium, të ndalohen lejet dhe punimet në zonat e mbrojtura! Ndryshimet ligjore, të shfuqizohen

Jun 17, 2026 | 16:29

Edi rama shuplaka

Kryeministri Edi Rama në një reagim publik tentoi që manipulojë opinionin publik lidhur me amendametin e miratuar nga Parlamenti Europian për projektet turistike në zonën e Vjosë-Nartës, të cilat shkaktuan valën e zemërimit të mijëra qytetarëve që kërkojnë shkarkimin e tij.

723445664_1439376314875860_5699302052168043029_n

Në një postim të fundit, Rama u shpreh se Parmenti Europian “ndau shqapin nga shqeri” për çështjen e ndërtimeve në Zvërnec, duke e shoqëruar me një amendament që sipas tij është në favor të qeverisë.

Por në realitet është krejt e kundërta, amendamenti i detyron qeverinë të ndërpresë çdo punim, apo leje në zonat e mbrojtura, të pezullohen çdo leje në vijim, me anë të një moratoriumi.

Protesta e qytetarëve cilësohet si të drejta dhe paqësore, ndërkohë që kritikat për qeverinë vijojnë duke kërkuar që të shfuqizohet ligji që mundëson ndërtimin në zonat e mbrojtura.

“Amendamenti 46a (pika e re) – Përkthim fjalë për fjalë

46a. Shpreh shqetësim serioz se zhvillimet në vazhdim brenda zonës së mbrojtur Vjosa-Narta demonstrojnë pasojat praktike të këtyre ndryshimeve legjislative dhe rreziqet që rezultojnë për zonat me vlerë ekologjike të njohur; ndjek nga afër protestat paqësore që po zhvillohen lidhur me këtë çështje; u bën thirrje autoriteteve shqiptare që të vendosin menjëherë një moratorium për të gjitha procedurat e reja të dhënies së lejeve, punimet e ndërtimit dhe ndërhyrjet zhvillimore brenda zonave të mbrojtura, derisa dispozitat e papajtueshme të Ligjit të ndryshuar për Zonat e Mbrojtura të jenë shfuqizuar, bazuar në një kërkesë afatgjatë të Komisionit dhe Parlamentit dhe në përputhje me standardet përmbyllëse të Kapitullit 27, si dhe derisa të jetë siguruar pajtueshmëria e plotë me standardet e Bashkimit Evropian për mbrojtjen e natyrës; thekson se çdo projekt në këtë zonë duhet t’i nënshtrohet vlerësimeve gjithëpërfshirëse të ndikimit në mjedis, plotësisht në përputhje me standardet e BE-së, duke përfshirë një proces transparent të pjesëmarrjes publike me komunitetet lokale, shkencëtarët dhe shoqërinë civile”, thekson amendamenti i miratuar nga Parlamenti Europian.

Manipulimi i Rames me Amendamentin e Parlamentit Europian

Më poshtë reagimi i Kryeministri Rama, i cili e ka njoftuar këtë amendament si arritje dhe në favorin e qeverisë së tij.

 

Edi rama amendamenti

© Panorama.al

Te lidhura