Pas bojkotit të Partisë Demokratike të Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale, Partia Socialistë është vënë në lëvizje ku kërkojnë ndryshime në përbërje, me qëllim sipas tyre hapjen rrugë të zhvillimit të punimeve të këtij komisionit.
Me një shkresë drejtuar Kuvendit, socialistët kërkojnë që të mos ketë barazi anëtarësh dhe as bashkëkryetarë, por të jenë ata shumicë dhe të marrin edhe drejtimin e komisionit.
Ata propozojnë që të shtohet një anëtar nga radhët e PS dhe në total shkojnë 19 anëtarë, 9 mazhoranca, nga 8 që ka aktualisht, 6 PD, 1 Grupi Parlamentar Aleanca për Ndryshim dhe 1 Partia e Lirisë.
Sipas dokumentit, që prej krijimit të komisionit më 27 tetor 2025 janë njoftuar katër mbledhje zyrtare. Vetëm mbledhja e datës 27 nëntor 2025 është zhvilluar me praninë e plotë të të gjithë anëtarëve, ndërsa në dy mbledhje të tjera, më 17 dhjetor 2025 dhe 22 janar 2026, opozita nuk ka marrë pjesë, duke bërë të pamundur zhvillimin normal të punimeve.
© Panorama.al















