Dogji flamurin shqiptar, serbi kërkon lirimin

Jul 16, 2011 | 14:22

Ivan Bogdanov, i njohur si ultrasi serb qe dogji flamurin shqiptar gjate ndeshjes Itali-Serbi në Xhenova, në 12 tetor 2010, dhe i arrestuar per kete akt ka kerkuar permes mbrojtjes arrest shtepiak.

Sipas mediave serbe, kerkesa eshte bere dy dite me pare permes avokatit mbrojtes te tij Nemanja Govedarica, i cili ka deklaruar se klienti nuk eshte i rrezikshem dhe transferimi ne kushte shtepiake nuk ka pse te mos merret parasysh.

“Nuk ka arsye për të patur frikë, që ai do të përsërisë veprën për të cilën ka qenë i akuzuar”- ka thene avokati, duke i kerkuar trupes gjyqesore te marrin parasysh kerkesen.

Por pavaresisht kesaj, Prokuroria dhe Dhoma Gjyqësore e kanë refuzuar propozimin e bere per arrest ne kushe shtepie.

 

© Panorama.al

Te lidhura