Ka një notë trishtimi në familjen e Andy Burnham në ditën e ngjitjes së tij në postin e kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, pas shpalljes si lider i Partisë Laburiste në vend të Keir Starmer.
Vetë ish-kryebashkiaku i Manchesterit e ka rrëfyer këtë në një intervistë për të përditshmen britanike The Times, duke zbuluar se babai i tij, Roy Burnham, 86 vjeç, ish-teknik i telefonisë dhe aktivist i hershëm i Laburistëve, ndodhet në një qendër kujdesi në veri të Anglisë, pasi vuan nga sëmundja e Alzheimerit në fazë të avancuar.
Për këtë arsye, ai nuk është në gjendje të kuptojë se djali i tij është bërë kryeministër dhe ka hyrë në Downing Street.
Nëna e Burnham, ish-operatore telefonike dhe gjithashtu aktiviste e Partisë Laburiste prej shumë vitesh, i ka treguar gazetës se të dielën, më 19 korrik, kishte vizituar bashkëshortin së bashku me fëmijët e tyre.
“Është shumë e dhimbshme që ai nuk di asgjë për këtë, sepse do të ishte krenar,” u shpreh kryeministri i ri.
“Unë e shoh këtë si një arritje që i përket edhe atij. Është një sukses i gjithë familjes sonë, edhe pse ai vetë nuk është i vetëdijshëm për të,” përfundoi Burnham.
© Panorama.al












