“Do i themi Ramës je i pushuar”- Chris LaCivita bën thirrje për pjesëmarrje në votim më 11 maj: Vetëm ju mund të shpëtoni të ardhmen e Shqipërisë

May 8, 2025 | 20:49

Drejtuesi i fushatës së PD-së, Chris LaCivita, gjatë fjalës së tij në takimin përmbyllës të fushatës në Lezhë, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në votim.

lacivita

LaCivita u shpreh se 11 maji është dita për t’i thënë kryeministrit Edi Rama “je i pushuar.”

Gjithashtu tha se “bota kontrollohet nga ata që shkojnë të votojnë, vetëm ju mund të shpëtoni të ardhmen e Shqipërisë.”

LaCivita:  Fitore!

Kjo është fantastike.

Jam shumë i kënaqur që jam kthyer në Shqipëri, me miqtë e mi të rinj.

Ne do ta pushojmë nga puna Edi Ramën.

Do ti themi je i pushuar.

Është koha ti japim fund korrupsionit, dështimit ekonomisë dhe varfërisë.

Edi Rama do të provojë çdo marifet për të qëndruar në pushtet.

Prandaj është kaq e rëndësishme që të gjithë ju që jeni këtu, të shkoni të votoni, të merrni miqtë dhe familjarët tuaj.

Si amerikan ne besojmë në lirinë, dinjitetin e çdo personi.

Çdo person ka të drejtën e Zotit të jetojë, të punojë dhe rritë familjen e vet.

Dr. Berisha shkroi historinë duke krijuar marrëdhëniet me SHBA-në.

Ai është një njeri të cilit mund ti zësh besë.

Por nga të gjitha drejtat që kemi, asnjë prej tyre nuk mund të ekzistojë, nëse ju nuk do të shkoni të votoni.

Bota kontrollohet nga ata që shkojnë të votojnë. Vetëm ju mund të shpëtoni të ardhmen e Shqipërisë.

Për të shpëtuar të ardhmen duhet të luftoni.

Luftoni për familjet tuaja, luftoni për të ardhmen tuaj, dhe luftoni për lirinë tuaj.

Zoti ju bekoftë, fitore, fitore, fitore.

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

© Panorama.al

Te lidhura