Me një postim në rrjetin e tij social X, Elon Musk njoftoi vizionin e tij të ri hapësinor: një koloni në Hënë, të cilën ai pretendon se mund të jetë gati në më pak se 10 vjet.
“Për ata që nuk e dinë, SpaceX tashmë e ka kthyer vëmendjen drejt ndërtimit të një qyteti vetë-zhvillues në Hënë, pasi potencialisht mund ta arrijmë këtë në më pak se 10 vjet, ndërsa Marsit do t’i duheshin mbi 20 vjet”, tha Musk.
Sipas tij, “është e mundur të udhëtosh për në Mars vetëm kur planetët rreshtohen çdo 26 muaj (një kohë udhëtimi gjashtëmujore), ndërsa ne mund të nisemi për në Hënë çdo 10 ditë (një kohë udhëtimi dy-ditor). Kjo do të thotë që ne mund të ndërtojmë një qytet në Hënë më shpejt sesa një qytet në Mars”.
Megjithatë, SpaceX do të përpiqet gjithashtu të ndërtojë një koloni në Mars, por “do të fillojë ta bëjë këtë pas rreth 5 deri në 7 vjetësh”.
“Prioriteti përfundimtar është sigurimi i së ardhmes së qytetërimit, dhe Hëna është më e shpejtë”, thotë pronari i SpaceX.
© Panorama.al












