Djali i Mlladic: Im atë s’ka lidhje me masakrën e Srebrenicës

May 29, 2011 | 15:46

Djali i Ratko Mlladicit, iu ka thënë gazetarëve se i ati nuk ka fare të bëjë me masakren e vitit 1996, në Srebrenicë.

Darko Mlladic, foli para gazetarëve pasi vizitoi të atin në një burg në Serbi, ku Ratko Mlladic pritet të ekstradohet për në burgun e Tribunalit të Hagës.

Në anën tjetër, avokati i Mlladicit, e ka përshkruar situatën e klientit të tij si alarmante pasi e ka vizituar në burg, ndërsa ka kërkuar një kontrollim të plotë mjekësor.

Ndërkaq autoritetet e Serbië e kanë rritur nivelin e sigurisë sot në Beograd, në pritje të protestave kundër arrestimit të Mlladicit.

© Panorama.al

Te lidhura