“Divorci s’është fundi i botës”- Ndarja nga biznesmeni pas 17 vitesh së bashku, Jonida Maliqi zbulon arsyen: Ishte e vështirë, kisha nevojë të isha familje, por….

Nov 20, 2025 | 10:51

Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi ka rrëfyer për divorcin e saj me biznesmenin Gent Prizreni pas 17 vitesh së bashku, me të cilin ka djalin, Dan.

jonida maliqi (2)

Ajo ka treguar se u njoh me bashkëshortin e saj në një moshë të vogël, kur ishte vetëm 17-vjeçe dhe sipas artistes, kjo është një nga arsyet që çoi drejt ndarjes.

“Kur njihesh në moshë të vogël njerëzit fillojnë dhe mendojnë ndryshe, reagojnë ndryshe dhe s’je më personi që ke qenë dikur. Sidomos ne nënave na ndodh njëlloj metamorfoze, fillojmë mendojmë me tjetër këndvështrim, prioritet është fëmija”, tha Jonida.

Ndërsa shtoi se më mirë të divorcohesh dhe të jesh e lumtur, se sa të jetosh në pasiguri e konflikte.

“Divorci s’është fundi i botës. Dy prindër duhet të jenë pranë njëri-tjetrit në të mirë e në të keqe”, tha ajo.

 

 

Jonida Maliqi: Dani më ka ndryshuar jetën, është 13-vjeç. Unë fle me Danin, kaloj me të pjesën e madhe të kohës. Ajo ç’ka është më e rëndësishme është t’i japësh dashuri dhe siguri.

Divorci është pjesë e jetës. Ka qenë e vështirë, jam lidhur në moshë fare të re, isha 17 vjeçe dhe kam kaluar 17 vite me babain e Danit. Dani ishte shumë i vogël, 5 -vjeç dhe kisha nevojë për të qenë familje, megjithatë ishte një zgjedhje ku mendoj se erdhi si pasojë e kohës.

Kur njihesh në moshë të vogël njerëzit fillojnë dhe mendojnë ndryshe, reagojnë ndryshe dhe s’je më personi që ke qenë dikur. Sidomos ne nënave na ndodh njëlloj metamorfoze, fillojmë mendojmë me tjetër këndvështrim, prioritet është fëmija.

Më mirë të jesh në një familje të vogël por të jesh i lumtur brenda 4 mureve të shtëpisë, sesa të kesh pasiguri, konflikte dhe të mos jesh në paqe me veten.

Divorci s’është fundi i botës. Unë dua më së shumti veten time, dhe kur e dua veten time respektoj këdo që do të jetë në rrugëtimin tim. Dy prindër duhet të jenë pranë njëri-tjetrit në të mirë e në të keqe.

Nëse nuk e ndjen përshtatjen, ikën dhe rrugëton vetëm.

© Panorama.al

Te lidhura