“Dita e rrëzimit të diktatorëve”- Berisha thirrje: Të gjithë në shesh! Edi Rama po përdor ligjin si mburojë për të na vjedhur

Feb 20, 2026 | 17:00

Kryetari i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën që do të zhvillohet ditën e sotme në orën 18:00.

sali berisha

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Berisha e cilësoi 20 shkurtin si “ditën e rrëzimit të diktatorëve”, duke e lidhur simbolikisht me zhvillimet politike aktuale në vend. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përdor ligjin si mburojë për të vjedhur qytetarët.

sali berisha

“20 Shkurti është dita e rrëzimit të diktatorëve! Edi Rama po përdor ligjin si mburojë për të na vjedhur! TË GJITHË NË SHESH SOT, ORA 18:00!”, shkruan Berisha në reagimin e tij.

© Panorama.al

Te lidhura