BULQIZE- Minatorët e Bulqizës nuk bien dakord me marreveshjen e ofruar sot nga perfaqesuesit e kompanise ACR, pasi sipas tyre ajo nuk parashikon plotesimin e gjithe kerkesave te tyre.
Sipas minatoreve ne marreveshje nuk perfshohet largimi i administratorit, pagesa per te gjitha ditet e greves dhe protestave dhe nuk jepen garanci per investimet ne nivelin e 16-te te minieres.
Takimi dhe marreveshja
Marreveshje me 7 pika u kane ofruar perfaqesuesit e ACR-se perfaqesise se minatoreve gjate takimit te sotem ne mesdite.
Marreveshja ofron kushte me te mira pune, pagen e 13-te, pagese per vetem 20 dite te greves, jo mbishfrytezim te nivelit D, kushte me te mira pune, ngritje te grupeve per sigurine ne pune, por jo heqje te administratorit.
Minatoret, ne diten e trete te greves se urise kane shfaqur shenjat e para te problemeve me shendetin. Ata ankohen per dhembje koke, keputje trupi, probleme me tensionin dhe kerkojne asistencen e nje mjeku per t’i kontrolluar.
Nderkohe qe jashte ambienteve te ACR-se, familjare e te tjere minatore vazhdojne protesten ne mbeshtetje te grevisteve.
Greva zhvillohet në një godinë në afërsi të territorit të kompanisë koncensionare, nderkohe qe policia mban ne kontroll pusi A1, vend ku u zhvillua greva e pare e urise.
© Panorama.al











